Aksident tragjik në Peqin-Elbasan, humb jetën punonjësi i pastrimit

16 Views
1 Min Read
Advertisements

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar këtë të enjte në aksin rrugor Peqin-Elbasan.

Një furgon është përplasur me një automjet pastrimi, duke shkaktuar vdekjen e një punonjësi të mbeturinave.

Viktima është identifikuar si Bedri Dedej, i cili ndodhej pranë mjetit të punës në momentin e përplasjes.

Sipas informacioneve paraprake, aksidenti ka qenë i fortë dhe punonjësi ka vdekur në vendngjarje si pasojë e goditjes, raporton “Euronews”.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore.


Discover more from Illyran Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Advertisements