Aksidenti me fatalitet në Podujevë, kamioni i aksidentuar goditi edhe shtatë vetura të parkuara – shoferi mbeti i vdekur

67 Views
1 Min Read
Advertisements

Një person ka vdekur në një aksident trafiku që ka ndodhur ditën e djeshme në Podujevë.

Siç njofton Policia e Kosovës aksidenti ka ndodhur në mes të një kamioni dhe një automjeti, pastaj nga kamioni janë goditur edhe shtatë vetura të parkuara në të cilat janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

I vdekur ka mbetur shoferi i kamionit, shkruan Reporteri.net.

“Rr. Skënderbeu, Podujevë 15.09.2025 – 17:36. Ka ndodhur një aksident trafiku në mes një kamioni dhe një automjeti, pastaj nga kamioni janë goditur edhe shtatë vetura të parkuara në të cilat janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Si pasojë e aksidentit drejtuesi i kamionit mashkull -shtetas i Serbisë ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, njofton Policia e Kosovës.

Gazeta Online Reporteri.net merr vesh nga burime se, bazuar në pamjet nga kamerat e sigurisë, shoferi i kamionit dyshohet se ka pësuar sulm para aksidentit. /Reporteri.net/


Discover more from Illyran Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Advertisements