Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka reaguar pas lajmit të rëndë për vdekjen e të riut Veton Kastrati nga fshati Lëbushë, i cili humbi jetën mëngjesin e sotëm në një aksident trafiku në Klinë.
Ramosaj ka shprehur ngushëllime të sinqerta për familjen Kastrati, të afërmit dhe bashkëvendësit, duke u uruar forcë dhe durim për ta përballuar dhimbjen e madhe.
“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të të riut Veton Kastrati. Shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen Kastrati, të afërmit dhe bashkëvendësit. Urojmë që Zoti t’ju japë forcë dhe durim për këtë dhimbje të rëndë”, ka shkruar kryetari Ramosaj, përcjell Telegrafi.
Në ora 05:00 të mëngjesit në Zajm të Klinës, aksidenti mes një kamioni transportues dhe një veture ka lënë dy persona të vdekur dhe dy të lënduar. /Telegrafi/
Discover more from Illyran Info
Subscribe to get the latest posts sent to your email.