Aksidentohet aktori i njohur në aksin Prishtinë–Gjilan

Illyrian
2 Views
1 Min Read

Një aksident rrugor ka ndodhur sot pasdite në aksin Prishtinë–Gjilan, në afërsi të zonës së Graçanicës, ku është përfshirë edhe një emër i njohur i ekranit.Burime të Gazetës10 bëjnë me dije se bëhet fjalë për aktorin e njohur Osman Azemi, i cili ka dalë nga rruga me veturën e tij dhe ka përfunduar në një kanal anësor. Ende nuk dihen shkaqet e sakta të aksidentit.

Pamjet e siguruara nga vendngjarja tregojnë për dëme të mëdha materiale në mjetin e Azemit, por ajo që lehtëson situatën është fakti se gjendja e tij shëndetësore është raportuar të jetë stabile.

- Advertisement -

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që pritet që në orët në vijim të jepen detaje shtesë lidhur me incidentin.

- Advertisement -

Discover more from Illyrian Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply