Alarm në New York përpara fjalimit të Trumpit – shërbimi sekret amerikan çmonton një rrjet të rrezikshëm

10 Views
3 Min Read
Advertisements

Agjentët federalë kanë çmontuar një rrjet pajisjesh në zonën e New York, i cili përdorej për kërcënime ndaj zyrtarëve të lartë të qeverisë amerikane dhe kishte shenja përfshirjeje të huaja, sipas një deklarate të Shërbimit Sekret amerikan. Zbulimi erdhi para fjalimit të presidentit amerikan, Donald Trumpit në Kombet e Bashkuara.

Agjentët zbuluan më shumë se 300 servera për karta SIM dhe 100 mijë karta SIM në disa lokacione brenda një rrezeje prej rreth 50 kilometrash nga New Yorku, sipas një deklarate të martën.

Shërbimi Sekret reagoi shpejt, duke marrë parasysh se çdo sulm mund të prishte rëndë funksionimin e New Yorkut në kohën kur liderët botërorë mblidheshin në qytet për takimin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Shërbimi nuk identifikoi zyrtarët që ishin në rrezik, natyrën e kërcënimit apo kombësitë që mund të ishin të përfshira, raporton cnbc.

Ata thanë se Shërbimi Sekret nuk ka akuzuar publikisht ndonjë komb, pjesërisht për shkak të ndjeshmërisë rreth takimit të kësaj jave të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

“Potenciali për shqetësimin e telekomunikacioneve të vendit tonë që përbën ky rrjet pajisjesh nuk mund të theksohet mjaftueshëm”, tha drejtori i Shërbimit Sekret, Sean Curran.

Ai tha se hetimi “qartë u tregon aktorëve potencialisht keqdashës se kërcënimet e menjëhershme ndaj personave të mbrojtur nga ne do të hetohen, gjenden dhe eliminohen menjëherë”.

Aktorët keqdashës që përdorin karta SIM dhe mijëra karta mund të dërgojnë kërcënime anonime dhe të kryejnë sulme si paralizimi i stacioneve bazë dhe mbingarkimi i rrjeteve të komunikimit.

Nuk ishte e qartë nëse rrjeti lidhej me një seri incidentesh më parë këtë vit, ku aktorë të panjohur paraqiteshin si shefja e stafit të Shtëpisë së Bardhë, Susie Wiles, dhe Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio.

Gjatë verës, në një depo të Departamentit të Shtetit thuhej se një person i panjohur kishte lënë mesazhe zanore dhe tekstuale për të paktën pesë persona, përfshirë “tre ministra të jashtëm, një guvernator amerikan dhe një anëtar të Kongresit amerikan” pasi në mes të qershorit kishte krijuar një llogari Signal që pretendonte të ishte e Rubios.

Britania tashmë ka ndërmarrë hapa për të kufizuar fermat e kartave SIM. Në prill, Ministria e Brendshme njoftoi ndalimin e posedimit ose furnizimit të fermave të SIM pa një arsye të ligjshme, duke përmendur rolin e tyre në fushata “smishing” që paraqiteshin si shërbime dërgese ose banka. /Telegrafi/


Discover more from Illyran Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Advertisements