Është rritur në 65.502 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza, janë ndarë të dhënat e fundit në lidhje me viktimat dhe të plagosurit në sulmet që Izraeli vazhdon në Rripin e Gazës.
Në 24 orët e fundit në spitalet e Gazës janë sjellë 83 palestinezë të vrarë dhe 216 të tjerë të plagosur. Të paktën 12.939 palestinezë janë vrarë dhe 55.335 të tjerë janë plagosur në sulmet që ushtria izraelite ka kryer që nga 18 marsi e deri më tani, duke shkelur armëpushimin e arritur më 19 janar.
Është rritur mbi 2.538 numri i personave të vrarë dhe mbi 18.581 i të plagosurve që nga 27 maji në sulmet sistematike që shënjestrojnë palestinezët në të ashtuquajturat pika shpërndarjeje të ndihmave në Gaza, të drejtuara nga Izraeli dhe SHBA-ja.
Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 është rritur në 65.502, ndërsa numri i të plagosurve në 167.376.
Thuhet se mijëra të vdekur ndodhen ende nën rrënoja në Rripin e Gazës.
Discover more from Illyran Info
Subscribe to get the latest posts sent to your email.