Alarmohet Belgjika – Aeroporti Ndërkombëtar i Brukselit mbyllet përkohësisht, kjo është arsyeja

Illyrian
1 Min Read

Aeroporti i Brukselit u mbyll të martën në mbrëmje pasi një dron u pa duke fluturuar në zonë, sipas gazetës Le Soir.

Reklama

Shërbimi i kontrollit të trafikut ajror Skeyes konfirmoi se “për arsye sigurie” operacionet në Aeroportin Ndërkombëtar Zaventem u pezulluan përkohësisht.

Reklama

Fluturimi i fundit u nis në orën 19:37 dhe i fundit u ul në orën 19:46.

Reklama

Disa avionë që udhëtonin drejt Brukselit u detyruan të ndryshonin kurs dhe u drejtuan për në aeroportin e Liezhit.

Ky është një tjetër incident i dronëve që shfaqen në zonat pranë aeroporteve në Evropën veriore, të cilët kërcënojnë sigurinë e fluturimit dhe çojnë në anulime të fluturimeve.

Lini një koment

Please Login to Comment.