Anetaret e ISS duke festuar festat

Illyrian Info
4 Views
2 Min Read
Reklama

Te gjashte anetaret e ekuipazhit te Ekspedites se 50 ne bordin e Stacionit Nderkombetar te Hapesires jane te paraqitur ne kete foto duke festuar festat se bashku me nje vakt festiv.

Sot, astronautët në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës do të festojnë në të njëjtën mënyrë siç edhe njerëzit në Tokë e festojnë festën e Krishtlindjve – të relaksuar, duke folur me miqtë dhe familjen, dhe ndarjen e një ushqimi të veçantë. Por ata e bëjnë këtë derisa janë pa peshë, duke fluturuar në një laborator që sillet rreth Tokës në 28.000 km/orë.

Astronautët në stacionin e hapësirës do të kenë edhe dhurata nga shtëpia që do t’i hapin këtë mëngjes. Dhuratat janë dërguar në hapësirë në fillim të këtij muaji në brendësi të një anije kozmike japoneze të furnizimit të mallrave. Për shkak se Stacioni Orbital sillet rreth Tokës çdo 92 minuta, banorët e tij do të shohin rreth 15 lindje të Diellit gjatë gjithë ditës, raporton space.com.

Në vend që të zgjohen dhe të vazhdojnë punën, siç bënë në ditën e Falenderimeve, astronautët do të gëzojnë ditë pushimi për Krishtlindje. Zëdhënësi i NASA, Dan Huot, tha për Space.com se astronautët zakonisht të dielën e kanë të lirë gjithsesi, kështu që këtë vit ata do të duhet të pushojnë edhe të hënën më 26 dhjetor.

Siç është tradita, astronautët dërguan nga hapësira, poshtë në Tokë, dëshirat për Krishtlindje. Të marten me 20 dhjetor, NASA ka shpërndarë një video në të cilën tre nga gjashtë anëtarët e ekuipazhit në bordin e stacionit kanë folur në lidhje me atë se çfarë do të thotë për ta kjo festë – dhe çfarë kanë në menu për darkë.

Image Credit: NASA

Perditesimi per here te fundit 26 dhjetor,2016

Tags:AUSTRONAUTE., ISS-STACIONI NDERKOMBETARE I HAPESIRES


Zbuloni më tepër nga Illyran Info

Pajtohuni, që të merrni postimet më të reja dërguar drejt e në email-in tuaj.

Reklama