Një aplikacion i ri po premton t’i bëjë rrjetet sociale më të sigurta për fëmijët në Londër. I quajtur Sway.ly, sinjalizon përmbajtje të dëmshme në platforma si TikTok, Instagram dhe YouTube në vend që të ndalojë ose kufizojë aksesin në to, duke ritrajnuar burimet në kohë reale dhe duke u ofruar prindërve informacion mbi aktivitetet online të fëmijëve të tyre.
“Sway.ly është ndryshe nga aplikacionet e tjera. Nuk ndalon përdorimin, por paralajmëron fëmijët dhe prindërit kur shfaqet përmbajtje e rrezikshme. Pastaj u jep këshilla si të përballen me të.”
Nga TikTok te Instagram dhe YouTube, aplikacioni analizon postimet dhe i filtron në kohë reale.
“Kemi 36 filtra për mbiekspozimin, hiperseksualizimin, standardet joreale të bukurisë, toksicitetin, mizogjininë apo dhunën. Dhe për çdo rast japim udhëzime konkrete si të pastrohet përmbajtja nga rrjeti personal.”
Një studim me mbi 2 mijë familje në SHBA dhe Britani zbuloi se 77% e fëmijëve ndihen të dëmtuar nga rrjetet sociale.
“Prindërit shpesh nuk e kuptojnë botën online ku rriten fëmijët. Sway.ly i bën gjërat më të qarta dhe kupton trendet që as ne, si mësues, nuk arrijmë t’i ndjekim.”
Shkolla ku ai punon nuk lejon përdorimin e smart phone, por pranon se jashtë saj fëmijët përballen çdo ditë me botën digjitale.
“Inteligjenca artificiale është baza, por mbi të kemi ndërtuar një sistem të plotë analize dhe statistike. Kështu, prindërit marrin të dhëna reale për përvojën online të fëmijëve të tyre.”
Sway.ly nuk i ndalon fëmijët të përdorin rrjetet sociale. Përkundrazi, i ndihmon t’i përdorin me kujdes. /tvklan.al
Discover more from Illyran Info
Subscribe to get the latest posts sent to your email.