Connect with us

Hi, what are you looking for?

Illyrian InfoIllyrian Info

Zgjedhjet

Arbëreshë Krasniqi (18): Gjatë qeverisë Kurti rënie e cilësisë në arsim, trajtim jo dinjitoz i sindikatave

Kandidatja për deputete nga “Koalicioni për Kosovën fituese”, Arbëreshë Krasniqi ka akuzuar qeverinë aktuale për mospunë në asnjë sektor gjatë katër viteve të qeverisjes.

Krasniqi ka thënë se gjatë qeverisë Kurti ka pasur rënie të cilësisë në arsim dhe mosinvestim në ndërtim të çerdheve dhe shkollave të reja.

“Unë konsideroj që gjithçka që ka në Kosovë është urgjencë që duhet të fillohet të punohet sepse në asnjë sektor nuk është punuar, po shohim papunë në secilin sektor që këta kanë udhëhequr në këto katër vite. Nëse ndalemi te arsimi ju e dini që përkundrazi që është dashur të ketë punë dhe përkushtim më të lartë për të ngritur cilësinë në arsim ne kemi vazhdueshëm ulje të rezultatit edhe në testin PISA, edhe në matës tjerë që janë realizuar në Kosovë. Prapë nëse merremi me arsim ne e dimë të gjithë sa premtimet janë bërë për këtë sektor dhe se çfarë kanë realizuar. Nuk ka pasur absolutisht mjaftueshëm investim në ndërtim të cerdheve apo shkollave të reja”, ka thënë ajo në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Sipas saj trajtim jo dinjitoz ka pasur edhe ndaj sindikatës së arsimit e cila siç është shprehur Krasniqi ‘është manipuluar nga qeveria’.

“Unë konsideroj që pjesë e pashmangshme e gjithë këtij trajtimi në sektorin e arsimit duhet të jenë edhe sindikatat të cilat nuk janë trajtuar mirë, por përkundrazi janë manipuluar nga kjo qeveri që mendoj se nuk e meritojnë sepse meritojnë trajtim dinjitoz pasi sindikata është një prej instrumenteve që sjell produktivitet. Pakënaqësitë kanë qenë më të mëdha në këtë qeverisje krahasuar me qeverisjet e tjera”, ka shtuar ajo


Discover more from Illyrian Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

You May Also Like

Lajme

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit...

Lajme

Shkëlqim Pllana, 17-vjeç dhe Malsor Pllana, 19-vjeç humbën jetën tragjikisht në një aksident trafiku, dy vjet më parë, në afërsi të fshatit Gojbulë të...

Lajme

Një grua është gjetur e vdekur sot në një apartament në Prishtinë, në rrugën ”Afrim Zhitia”, rreth orës 11:30. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës...

Lajme

Me pikëllim të thellë, familja Mulolli ka njoftuar për ndarjen nga jeta të nipit të tyre të dashur, Valon (Mustafë) Mulolli, i cili u...

Copyright © 2020 ZoxPress Theme. Theme by MVP Themes, powered by WordPress.