Ariu shfaqet në Novosellë të Pejës, mbyt dy dele – zhduken gjashtë të tjera

19 Views
1 Min Read
Advertisements

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Novosellë të Pejës, ku disa dele dyshohet se janë sulmuar nga një ari.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi rajonal i policisë në Pejë, Fadil Gashi, cili bëri të ditur se ankuesi i ka gjetur dy prej deleve të ngordhura dhe të dëmtuara.

Sipas tij, katër prej tyre i ka gjetur derisa për gjashtë të tjera nuk e di vendndodhjen e tyre.

“Sot rreth orës 09:30, ankuesi ka deklaruar në stacionin policor se delet në pronësi të tij janë sulmuar nga kafshët e egra. Po dyshohet se nga ariu. Dy prej tyre i ka gjetur të ngordhura, të dëmtuara edhe në organe të brendshme. Katër prej tyre i ka gjetur derisa për gjashtë të tjera nuk e di vendndodhjen e tyre. Nuk po dihet ende vlera e këtij dëmi. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet relevante si dhe prokurori. Rasti po hetohet”, tha Gashi për Sinjalin.


Discover more from Illyran Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Advertisements