Arrestime dhe konfiskime për armëmbajtje pa leje në Gjilan,Pejë e Skenderaj

66 Views
2 Min Read
Advertisements

Gjatë 24 orëshit të fundit, Policia e Kosovës ka ndërmarrë disa veprime operacionale në komuna të ndryshme të vendit, me qëllim parandalimin dhe ndëshkimin e mbajtjes së paautorizuar të armëve dhe mjeteve të rrezikshme.

Në Gjilan, është arrestuar një person i dyshuar, pasi gjatë kontrollit tek ai është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri e llojit revole me një karikator që përmbante 6 fishekë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Po të njëjtën ditë, në Pejë, policia thekson se gjatë kontrollit në shtëpinë e një të dyshuari mashkull kosovar, janë gjetur dhe sekuestruar 15 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm. Edhe në këtë rast, pas intervistimit, prokurori ka urdhëruar që i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt.

Ndërkohë, në Jabllanicë e Vogël të Pejës, një mësimdhënës ka raportuar se një nxënësi të shkollës së mesme i është gjetur dhe konfiskuar një mjet i mprehtë. Nxënësi është intervistuar nga policia dhe, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

Në një rast tjetër, në fshatin Runik të Skenderajt, gjatë kontrollit ndaj një të dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri e llojit pistoletë me një karikator që përmbante 8 fishekë, si dhe një sasi e substancës së dyshuar narkotike. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Policia e Kosovës vazhdon të mbetet e angazhuar në identifikimin dhe parandalimin e veprimeve të kundërligjshme që cenojnë sigurinë publike.


Discover more from Illyran Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Advertisements