Arrestohet i dyshuari për disa vjedhje, i kërkuar edhe nga gjykata

52 Views
1 Min Read
Advertisements

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për disa raste të vjedhjeve në qytetin e Prizrenit, i cili gjithashtu ishte i kërkuar me urdhër-arrest nga Gjykata Themelore në Ferizaj.

Sipas njoftimit të Policisë, më 18 shtator 2025, rreth orës 01:00, në rrugën “Tahir Sinani” në Prizren, i dyshuari kishte tentuar të kryente një vjedhje të rëndë në një market. Hetimet kanë zbuluar se ai ishte i përfshirë edhe në një vjedhje të mëhershme në të njëjtin objekt, si dhe në dy raste të tjera vjedhjesh në një dyqan tjetër tregtar në qytet.

I dyshuari E. P. (mashkull), pas intervistimit në praninë e avokatit, ka pranuar përfshirjen në rastet: vjedhje më 11.09.2025 dhe më 16.09.2025, në rrugën “Ekrem Rexha” – Prizren; vjedhje të rëndë në tentativë më 18.09.2025, në rrugën “Tahir Sinani” – Prizren; si dhe posedim të paautorizuar të narkotikëve.

Përveç këtyre, Policia ka konfirmuar se i dyshuari kishte edhe një urdhër-arrest aktiv nga Gjykata Themelore në Ferizaj. Për këtë arsye është njoftuar Stacioni Policor në Ferizaj për veprimet e mëtejshme ligjore.

Hetimet për rastin janë duke vazhduar në bashkëpunim me organet e drejtësisë.


Discover more from Illyran Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Advertisements