Arrestohet i riu në Durrës, dyshohet se abuzoi seksualisht me një 18-vjeçare

Illyrian Info
1.3k Views
2 Min Read
Advertisements

Një 26-vjeçar është arrestuar në Durrës, nën dyshimin se abuzoi seksualisht me një 18-vjeçare, shtetase e Italisë.

Siç raportojnë mediat në Shqipëri, i arrestuari është Leonardo Preza, ku i njëjti sipas policisë, ka qenë i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe vjedhje.

“Arrestimi i shtetasit L. P. u krye pasi, rreth orës 05:25 të mëngjesit të datës 05.09.2025, në shezlongët përballë një hoteli në lagjen 13, ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 18-vjeçare shtetase italiane”, thuhet në njoftim.

“Strukturat e hetimit të Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, pas njoftimit të marrë se një shtetas kishte kryer marrëdhënie seksuale me dhunë dhe duke i shkaktuar dëmtime fizike një 18-vjeçareje italiane, menjëherë organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Pas disa orësh hetimesh dhe veprimesh profesionale, u bë e mundur identifikimi i autorit, lokalizimi, kapja dhe arrestimi i tij në flagrancë, konkretisht shtetasi L. P., 26 vjeç, banues në lagjen nr. 13, Durrës, i dënuar më parë”.

“Arrestimi i shtetasit L. P. u krye pasi, rreth orës 05:25 të mëngjesit të datës 05.09.2025, në shezlongët përballë një hoteli në lagjen 13, ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 18-vjeçare shtetase italiane.

Materialet hetimore do t’i kalohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14–18 vjeç”, thuhet tutje në njoftim.


Discover more from Illyran Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Advertisements
TAGGED: