Lajme

Gashi: Kurti është i korruptuar dhe i paaftë, fundi i tij po afrohet

Kandidati për deputet nga LDK, Arben Gashi ka reaguar pas paraqitjes të Albin Kurtit gjatë një tubimi të VV-së në Gjakovë. Gashi tha se pas katër vjet qeverisje nga Kurti, Kosova është e zhgënjyers.

”Kurti nuk ka pika as vizion për të folur si kryeministër. Ai është i korruptuar, i paaftë dhe i vetëdijshëm që qytetarët do ta ndëshkojnë për dështimet e tij. Çirret sepse fundi i tij po afrohet! Kosova meriton ndryshe!’, ka shkruar Gashi.

Postimi i plotë:

Albin Kurti po çirret sepse nuk ka asgjë për të treguar!

Pas 4 viteve si kryeministër, Kosova është më e zhgënjyer se kurrë. Çirret me zë të lartë sepse:

Skandali Marin Berisha po i del nga kontrolli.
35 milionë euro u zhdukën në KEK nga Nagip Krasniqi.
Çmimi i energjisë elektrike u dyfishua.
Rezervat shtetërore u vodhën dhe Rozeta e skandaleve po del në pah.
Çmimet e miellit, vajit e sheqerit u dyfishuan.
3200 tenderë me një burim po mbulohen me britma të kota.
Sanksionet ndërkombëtare po izolojnë Kosovën.
Kurti nuk ka pika as vizion për të folur si kryeministër. Ai është i korruptuar, i paaftë dhe i vetëdijshëm që qytetarët do ta ndëshkojnë për dështimet e tij. Çirret sepse fundi i tij po afrohet! Kosova meriton ndryshe! #BehuNdryshimi

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button