Policia ka njoftuar se është arrestuar sot Rr.M., i dyshuar që në vazhdimësi ka kryer veprën penale “Ndihmë në detyrim”.
Policia ka theksuar se ky arrestim është në vazhdën e operacionit të zhvilluar dy ditë më parë në Vushtrri, ku janë arrestuar katër persona për “detyrim” dhe vepra të tjera penale. I njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë në koordinim me Policinë e Kosovës, para dy ditësh përmes një aksioni në komunën e Vushtrrisë për kontrollin e shtëpive të katër personave të dyshuar, ka arritur të arrestojë tre persona të dyshuar për veprën “detyrimi” dhe një tjetër i cili ishte në arrati për veprat penale “lëndim i lehtë trupor dhe “arratisja e personave të privuar nga liria”. /RTKlive.com/
Discover more from Illyran Info
Subscribe to get the latest posts sent to your email.