Një 24-vjeçare me inicialet A.G është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për keqpërdorim të kartelave bankare, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
“Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit pas një pune hetimore dhe operacionale ka arritur identifikimin dhe arrestimin e një personi të dyshuar, për disa raste që kanë të bëjnë me keqpërdorim të kartelave bankare. Njësiti i Hetimeve të Kryeqytetit ka realizuar me sukses punën hetimore, duke arrestuar të dyshuarën A.G, 24 vjeç dhe në koordinim me prokurorin është iniciuar rast për veprën penale “Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit””, tha policia në një njoftim.
Policia e Kosovës tha se mbetet e përkushtuar në luftimin e veprimtarive kriminale dhe sjelljen para organeve të drejtësisë së personave të dyshuar dhe njëkohësisht ka ftuar qytetarët që të kenë kujdes të shtuar në mbrojtjen e të dhënave personale e bankare.
Discover more from Illyran Info
Subscribe to get the latest posts sent to your email.