Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka lavdëruar Pep Guardiola para ndeshjes së madhe të së dielës kundër Manchester City, që do të zhvillohet në “Emirates Stadium”.
Dy skuadrat rivale për titull do të përballen për herë të parë që nga fitorja 5-1 e Arsenalit sezonin e kaluar, në një ndeshje që pritet të jetë ndër më të rëndësishmet e sezonit.
“Kërkesat që i vë vetes, standardet e larta dhe dëshira për të fituar… Ai gjithmonë nxjerr më të mirën. Është pa dyshim trajneri më i mirë në botë, këtë e kam thënë gjithmonë”, ka thënë Arteta.
Spanjolli ka dhënë detaje për gjendjen e lojtarëve kryesorë. Kapiteni Martin Odegaard, Ben White dhe Bukayo Saka mbeten në dilemë për sfidën, ndërsa vendimi për ta do të merret pas stërvitjes së fundit. “Deri tani nuk kanë punuar me grupin, gjithçka ka qenë e modifikuar për ta”, ka shpjeguar ai.
Nga ana tjetër, Arteta ka konfirmuar se Viktor Gyokeres dhe Mikel Merino janë të gatshëm për lojë, por jo edhe William Saliba.
Discover more from Illyran Info
Subscribe to get the latest posts sent to your email.