Avokati serb zbulon identitetin e të plagosurit në Leposaviq, akuzon direkt Vuçiqin, Gashiqin dhe shefin e VBA-së

IllyrianInfo Illyrian
3 Min Read

Avokati në Serbi, Ivan Niniq, ka zbuluar identitetin e personit që dyshohet se u plagos dhe u rrëmbye nga xhandarmëria serbe në Leposaviq, duke publikuar edhe fotografinë e tij.

Reklama

Sipas Niniqit, bëhet fjalë për Millan Vukashinoviq (1986), i cili po trajtohet në Qendrën Klinike të Nishit.

Reklama

Në një postim në platformën “X”, avokati e ka konsideruar presidentin serb Aleksandar Vuçiq përgjegjës për rastin dhe i ka drejtuar një sërë pyetjesh publike për të, për ministrin e Mbrojtjes Bratisllav Gashiq dhe për drejtorin e Agjencisë Ushtarake të Sigurisë (VBA), Gjuro Jovaniq.

Reklama

“Meqenëse përgjegjësit po heshtin, duhet të parashtroj disa pyetje për A. Vuçiqin, B. Gashiqin dhe drejtorin e VBA-së, Gjuro Jovaniq: A është qëlluar për vdekje të shtunën rreth orës 16:00 në fshatin Jelakce/Leposaviq, Millan Vukashinoviq, të cilit po i luftojnë për jetën në Qendrën Klinike të Nishit?”, ka shkruar Niniq.

Avokati ka ngritur edhe pyetje të tjera lidhur me gjendjen shëndetësore të Vukashinoviqit:

“A iu është hequr Milanit në Qendrën Klinike të Nishit veshka e majtë dhe cipëza e zemrës? A ka ende plumb në shtyllën kurrizore apo nuk dihet ende? A do të mbetet invalid dhe sa gjak ka humbur gjatë transportit nga Prokuplja në Nish?”.

Ai ka kërkuar përgjigje edhe për rrethanat e incidentit:

“A është qëlluar Milani nga pas dhe pse? A kishin pjesëtarët e ushtrisë së Serbisë uniforma maskuese pa shenja dalluese? A ka marrë pjesë, përveç ushtrisë, edhe ‘dikush tjetër’ në aksionin e gjuetisë ndaj Milanit? A ishin tre xhipa në terren pa targa? A është kryer ekspertiza në vendin e ngjarjes, kush e ka bërë dhe kur? Ku është ‘Lada Niva’-ja e Milanit? A menduat se kjo do të fshihej? A mendoni se askush, asnjëherë, nuk do të japë përgjegjësi?”, ka shkruar Niniq.

Ndërkohë, Policia e Kosovës ka konfirmuar përmes një komunikate se një shtetas i Republikës së Kosovës, i nacionalitetit serb me inicialet M.V., dyshohet se është plagosur dhe rrëmbyer nga xhandarmëria serbe brenda territorit të Kosovës.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur të shtunën më 1 nëntor, ndërsa për ngjarjen është njoftuar edhe KFOR-i, si përgjegjës për sigurinë në zonën kufitare.

Lini një koment

Please Login to Comment.