Avokatja e rreshterit të suspenduar: Vendim i ngutshëm, i pa arsyeshëm

36 Views
2 Min Read
Advertisements

Arbentia Zija – Aliu, avokate e rreshterit të Policisë së Kosovës, Sami Hoti i suspenduar bashkë me katër kolegë të tjerë sipas procedurave të brendshme, ka thënë se klienti i tij nuk ka bërë asnjë shkelje.

Në një sqarim që ka bërë ajo në Facebook, ka thënë se komunikimet e bëra në një grup privat nuk janë shkelje disiplinore.

Zija – Aliu ka thënë se Hoti është suspenduar për tri ditë.

“Sqarojmë se komunikimet që janë lakuar në media nuk mund të konsiderohen në asnjë formë shkelje disiplinore, e aq më pak kur komunikimi ka qenë krejtësisht privat në një grup të mbyllur të kolegëve, dhe të njëjtat komunikime nuk kanë qenë publike dhe nuk kanë dëmtuar askënd e as besueshmërinë, paanshmërinë apo integritetin e Policisë së Kosovës, e që të mund të konsiderohet si shkelje. Ky suspendim i përkohshëm ka qenë i ngutshëm, i pa arsyeshëm dhe i dëmshëm për Sami Hotin dhe vet komunitetin e Policisë. Andaj, presim nga Policia e Kosovës të reflektojnë duke u bazuar në faktin se kjo situatë e krijuar pa nevojë dhe me pamaturi nuk mund të konsiderohet si shkelje disiplinore vetëm mbi bazën e komunikimit  mbyllur të një grupi shoqëror”, ka shkruar ajo.

Pesë pjestarë të Njësisë Speciale janë suspenduar nga puna, ata dyshohet se në një grup privat kanë përqeshur kryetarin e Kuvendit, Dimal Basha.


Discover more from Illyran Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Advertisements