Azemi (LDK): Kjo që ndodhi sot nuk është demokraci, por kapje e shtetit

Illyrian
3 Views
1 Min Read

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës.

- Advertisement -

Përmes një postimi në Facebook, kryetari i degës së LDK-së në Ferizaj, njëherësh deputet i zgjedhur, seancën e sotme konstituive të Kuvendit e cilësoi si një “pazar të ulët politik” dhe një dëshmi të kapjes së shtetit.

- Advertisement -

“Kjo nuk është demokraci. Kjo është kapje e shtetit. Një seancë që do të duhej të ishte solemne, u shndërrua në një pazar të ulët politik. Madje u dëshmua që presin edhe votat e Listës Serbe. Kuvendi nuk është pronë private e një partie politike, e as një arenë për pazar me mandate”, u shpreh ndër të tjera Azemi.

- Advertisement -

Ai pati akuza për Lëvizjen Vetëvendosje se tentoi t’i bënte numrat “me biseda telefonike”.

“U pa hapur si deputetë e ministra në detyrë, pa integritet fare, tentuan të blejnë vota në fillim të seancës. Populli e ka kuptuar lojën tuaj dhe nuk do t’jua falë kurrë këtë tradhti ndaj demokracisë”, deklaroi deputeti i zgjedhur, Visar Azemi. 


Discover more from Illyrian Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply