Connect with us

Hi, what are you looking for?

Illyrian InfoIllyrian Info

Lajme

Babai i Zhegrovës, kandidat për deputet me LDK-në – Edoni tregon a do të votojë (VIDEO)

Lulzim Zhegrova, babai i super-yllit Edon Zhegrova, ka vendosur të kandidojë për deputet me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).

E Edoni shprehet se është neutral ndaj politikës, duke theksuar se, përkundër mbështetjes për babanë e tij, nuk është i angazhuar aktivisht në fushatën politike dhe ka një qëndrim të pavarur.

Futbollisti pëmendi se nuk ka votuar kurrë më parë, por është shprehur se ka shumë miq politikanë që e vlerësojnë atë, transmeton Klankosova.tv.

Advertisement. Scroll to continue reading.

“Unë asnjëherë nuk kam votuar, politikën nuk e kam dashur asnjëherë. Ka shumë njerëz në politikë që më vlerësojnë dhe i kam të gjithë shokë. Babai e ka marrë këtë qëllim, dhe natyrisht unë do ta mbështes, sikurse edhe babai që më ka mbështetur mua. Shpresoj që ato qëllime që ka ai, bashkë me Lumir Abdixhikun, t’i arrijnë. Unë Lumirin e ka shumë shok, por edhe të tjerët i kam shokë, dhe jam neutral”, deklaroi Edoni në emisionin festiv “Sports Show” në Klan Kosova.

Kur u pyet nëse do të votojë, Edoni tha se ende nuk është i sigurt, por gjithsesi nëse po, atëherë do votojë për babanë e tij.

Ndiqeni emisionin e plotë në Sports Show festiv, në Klan Kosova:

Advertisement. Scroll to continue reading.
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

You May Also Like

Lajme

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit...

Lajme

Shkëlqim Pllana, 17-vjeç dhe Malsor Pllana, 19-vjeç humbën jetën tragjikisht në një aksident trafiku, dy vjet më parë, në afërsi të fshatit Gojbulë të...

Lajme

Një grua është gjetur e vdekur sot në një apartament në Prishtinë, në rrugën ”Afrim Zhitia”, rreth orës 11:30. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës...

Lajme

Me pikëllim të thellë, familja Mulolli ka njoftuar për ndarjen nga jeta të nipit të tyre të dashur, Valon (Mustafë) Mulolli, i cili u...

Advertisement

Copyright © 2020 ZoxPress Theme. Theme by MVP Themes, powered by WordPress.