Balenat me dhëmbë

Armend Xani
4 Views
1 Min Read
Reklama

Balenat me dhëmbë (emri sistematik Odontoceti) formojnë një nënrend të rendit Cetacea, ku përfshihen kashalotët,balenat me sqep, delfinët dhe derrat e detit. Siç sugjeron dhe emri, ky nënrend veçohet nga prania e dhëmbëve, jo e mustaqeve të balenës sikurse tek balenat tjera. Shtatëdhjetë e tre lloje të balenave me dhëmbë janë përshkruar. Mendohet të jenë ndarë nga balenat me mustaqe nënrendit Mysticeti, rreth 34 milionë vjet më parë. Balenat dhe delfinët, grupet parafiletike të cetaceve, si dhe marsuinët, i përkasin degës Cetartiodactyla, së bashku me dy thundrakët me majë; lloji i tyre më i afërt i gjallë është kali i Nilit, me të cilin u ndanë rreth 40 milionë vjet më parë.


Zbuloni më tepër nga Illyran Info

Pajtohuni, që të merrni postimet më të reja dërguar drejt e në email-in tuaj.

Reklama