Barduani nderon me medalje ushtarët që kontribuuan në stabilitetin e Kosovës

15 Views
1 Min Read
Advertisements

Komandanti i KFOR-it, gjeneral major Enrico Barduani, gjatë ditës ka ndarë medalje për ushtarët e KFOR-it.

Gjatë ceremonisë, personeli i KFOR-it u nderua me Medaljen e NATO-s “Non-Article 5” (kjo medalje u jepet ushtarëve që shërbejnë në vendet që nuk janë pjesë e NATO-s), si njohje për profesionalizmin, përkushtimin dhe kontributin e tyre për paqe dhe stabilitet në Kosovë.

“Gjeneral major Barduani shprehu mirënjohjen e tij të sinqertë për të dekoruarit, duke lavdëruar ndjenjën e tyre të lartë të përgjegjësisë, aftësinë dhe besnikërinë, në përputhje të plotë me vlerat dhe shpirtin e Aleancës”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

KFOR-i tha se vazhdon të zbatojë mandatin e tij për kontribuar në një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.


Discover more from Illyran Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Advertisements