Skuadra që e mbylli edicionin e rregullt 2024/25, e ka ‘arsyetuar’ lidershipin edhe në ndeshjen e parë finale të Playoff-it.
Bashkimi fitoi ndaj Trepçës në palestrën “Sezair Surroi”, edhe pse pa prezencën e tifozëve, si shkak i penalizimit nga FBK për një incident të ndodhur në gjysmëfinale ndaj Pejës.
84:77 përfundoi ky ballafaqim, ku shkëlqyen Mack Smith me 22 pikë dhe Wendell Green që shtoi po aq, raporton Klankosova.tv.
Kampionëve në fuqi u mbetet tani që ta neutralizojnë rezultatin të enjten, ku në “Minatori” e luajnë përballjen e dytë para tifozëve të tyre.