Prokuroria Speciale dhe Krimet Ekonomike zbarkojnë në KRU “Gjakova” dhe në shtëpinë e Hasan Krasniqit

Illyrian
1 Min Read

Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka realizuar kontroll në objektin e KRU “Gjakova” dhe shtëpinë e kryeshefit ekzekutiv të saj, Hasan Krasniqit.

Reklama

Në njoftimin e Prokurorisë bëhet e ditur se përgjatë aksionit janë sekuestruar prova materiale, që do të shërbejnë si prova për rastin, shkruan Insajderi.

Reklama

“Hetimet po zhvillohen për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprave penale: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar; Falsifikimi i dokumentit zyrtar; Shmangie nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore; Konflikt i interesit dhe Keqpërdorimi dhe Mashtrimi në prokurorim publik”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Reklama

Prokuroria Speciale në bashkëpunim me Policinë e Kosovës është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale. /Insajderi.org/

Lini një koment

Please Login to Comment.