BE nënshkruan marrëveshje financiare prej 400 milionë eurosh për Palestinën

10 Views
2 Min Read
Advertisements

Një strukturë financimi prej 400 milionë eurosh u formalizua për Palestinën gjatë një ceremonie nënshkrimi në New York të mërkurën, e mbajtur së bashku me Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Plani është pjesë e një strukture të përgjithshme prej 1.6 miliardë eurosh të BE-së gjatë periudhës 2025-2027.

Komisionerja Evropiane për Mesdheun Dubravka Suica dhe zëvendëspresidenti i BEI-së Ambroise Fayolle nënshkruan marrëveshjen, së bashku me ambasadorin palestinez në OKB Riyad Mansour.

Suica tha se BE dëshiron “ta bëjë ekonominë palestineze të gjallë” dhe të stimulojë sektorin privat, duke krijuar mundësi për të krijuar ndërmarrje të vogla dhe të mesme.

Ndryshe, BE-ja është ofruesi i parë i ndihmës për palestinezët, shkruan euronews.

Suica reagoi ndaj njohjes së fundit të Palestinës nga shumë vende, përfshirë Australinë, Kanadanë, Francën, Portugalinë dhe Mbretërinë e Bashkuar, duke thënë se kjo do të rriste presionin mbi të tjerët që ta ndjekin.

“Mendoj se ka një presion të madh. Në një moment, hap pas hapi, të gjitha vendet do të jenë të vetëdijshme se e vetmja zgjidhje është një zgjidhje me dy shtete”, tha ajo.

Në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor, organizatat e financuara nga BE-ja që ofrojnë një gamë të gjerë mbështetjeje për palestinezët, kanë raportuar vazhdimisht se Izraeli, dhe veçanërisht kolonët izraelitë, pengojnë përdorimin dhe zbatimin efektiv të këtyre programeve të ndihmës së BE-së.

Komisionerja tha se është e rëndësishme që BE-ja të “angazhohet me autoritetet izraelite” dhe si palestinezët ashtu edhe izraelitët duhet të gjejnë gjuhë të përbashkët se si ta zgjidhin konfliktin. /Telegrafi/


Discover more from Illyran Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Advertisements