Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj i cili pas seancës plenare të Smaitit të Bërdo-Brionit doli në konferencë për media bashkë me dy homologët e tij, presidenten e Sllovenisë e presidentin e Kroacisë, tha se Samiti përfaqëson një platformë të rëndësishme rajonale për shkëmbimin e ideve dhe vizioneve mbi të ardhmen e rajonit.
Ai tha se bashkë me liderët e tjerë të rajonit diskutuan sfidat aktuale gjeopolitike dhe rritjen e bashkëpunimit rajonal. Begaj shtoi se Shqipëria mbështetë dialogun rajonal, dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, si element thelbësor për ruajtjen e paqes, zhvillimit ekonomik dhe integrimin rajonal.
“Në samitin e sotëm theksuam se Ballkani Perëndimor ka bërë hapa të rëndësishëm përpara në drejtim të bashkëpunimit rajonal, sigurisë dhe forcimit të marrëdhënieve ekonomike, megjithatë rajoni ynë përballet me sfida, sfida të sigurisë që kërkojnë rritje të bashkëpunimit dhe koordinim më të ngushtë mes nesh. Plani i rritjes i BE-së për rajonin tonë përbën një mundësi të çmuar për zhvillimin ekonomik pasi, krijon akses në instrumente financiarë të BE-së, lehtësira tregtare dh e programe të përbashkëta për zhvillim. Diskutuam për rrugët e bashkëpunimit rajonal me qëllim të krijimit të kushteve me qëllim që të rinjtë të ndërtojnë të ardhmen në vendin e tyre”, tha Begaj.
Kreu u shtetit shqiptar tha se, Shqipëria ka bërë përparim të ndjeshëm dhe të qëndrueshëm në udhëtimin e saj drejt anëtarësimit në BE.
“Brenda një kohe të shkurtër kemi hapur 5 nga 6 grup-kapitujt negociues. Aspirata e Shqipërisë për tu anëtarësuar në BE nuk është vetëm një objektiv politik, por një mision kombëtar.