Biden i shpërblen Wintour, Bono dhe Soros me Medaljen e Lirisë

Illyrian
3 Views
2 Min Read

Kryeredaktorja e Vogue, Dame Anna Wintour, këngëtari i U2, Bono dhe miliarderi George Soros, janë ndër ata që do të marrin nderimin më të lartë civil të Amerikës nga presidenti në largim, Joe Biden.

- Advertisement -

Medalja Presidenciale e Lirisë do t’u jepet 19 personave këtë vit, duke përfshirë ikona kulturore, politikanë dhe aktivistë.

- Advertisement -

Ata janë zgjedhur sepse janë “njerëz të mirë që kanë dhënë kontribute të jashtëzakonshme për vendin e tyre dhe botën”, tha Shtëpia e Bardhë.

- Advertisement -

Biden do t’i dorëzojë medaljet në Shtëpinë e Bardhë në një ceremoni të shtunën.

Bono, emri i vërtetë i të cilit është Paul David Hewson, tashmë është nderuar me nderin më të lartë kulturor të Francës dhe ka marrë titullin kalorës nderi.

Ai njihet për fushatën kundër varfërisë dhe mbështetjen e personave me HIV/AIDS, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Wintour, një nga personat më të rëndësishëm në modë, ka shërbyer si kryeredaktore e Vogue që nga viti 1988 dhe ka ndihmuar në mbledhjen e më shumë se 20 milionë dollarëve për kërkimin e Sidës.

Ajo gjithashtu mblodhi para për organizatat e artit në Mbretërinë e Bashkuar pas shkurtimeve të fondeve në 2022. Filantropisti miliarder dhe donatori i madh demokrat George Soros dhe politikania amerikane Hilary Clinton janë gjithashtu në mesin e përfituesve, shkruan BBC, transmeton Gazeta-Momenti.com.


Discover more from Illyrian Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

TAGGED:
Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply