Biden thirrje Kongresit që të vazhdojë ndihmat për Ukrainën

Illyrian
5 Views
2 Min Read

Presidenti Joe Biden tha të dielën se ndihma amerikane për Ukrainën do të vazhdojë tani për tani, ndërsa ai u përpoq të siguronte aleatët për vazhdimin e mbështetjes financiare amerikane për përpjekjet e luftës.

- Advertisement -

Por koha po mbaron, tha presidenti në një paralajmërim drejtuar Kongresit.

- Advertisement -

“Në asnjë rrethanë ne nuk mund të lejojmë që ndihma amerikane për Ukrainën të ndërpritet”, tha Presidenti Biden gjatë një fjalimi nga Shtëpia e Bardhë pas shmangies së përkohshme të mbylljes së qeverisë amerikane.

- Advertisement -

Masa e miratuar mbrëmjen e së shtunës siguron financimin e qeverisë deri më 17 nëntor, por nuk përfshin fonde ndihme për luftën e Ukrainës kundër agresionit rus.

Presidenti Biden theksoi urgjencën e madhe për sigurimin e ndihmave për Ukrainën duke vënë në dukje se marrëveshja financiare zgjat deri në mes të muajit nëntor. Zoti Biden i kërkoi Kongresit që të negociojë një paketë ndihme sa më shpejt të jetë e mundur.

Ligjvënësit amerikanë që e mbështesin luftën e Ukrainës kundër agresorit rus thonë se nuk do të dorëzohen. Megjithatë, shumë ligjvënës e pranojnë se është bërë e vështirë që palët në Kongres të bien dakord për ndihmën për Ukrainën.

Rezistenca republikane ndaj ndihmës për Ukrainën po bëhet edhe më e madhe në Kongres. Votimi në Dhomën e Përfaqësuesve javën e kaluar nxori në pah se rreth gjysma e republikanëve votuan për heqjen e 300 milionë dollarëve nga një projektligj për shpenzimet e mbrojtjes për të trajnuar ushtarët ukrainas dhe blerë armë./ VOA


Discover more from Illyrian Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Share This Article