Bombardime dhe sulme çdo orë, Papa ndërhyn për Gazën: Kushtet janë të papranueshme

38 Views
1 Min Read
Advertisements

Konflikti në Lindjen e Mesme ka arritur në ditën e 712-të. Papa thyen heshtjen duke thënë: “Jam pranë popullit të Gazës, kushtet janë të papranueshme”, shkruan A2 CNN.

Brukseli pezullon mbështetjen dypalëshe për Izraelin, me shpresën se po dërgon “një sinjal i rëndësishëm për paqen”, thotë komisioneri i BE-së Suica, ndërsa von der Leyen shkruan në X: “Armëpushim i menjëhershëm dhe lirim i pengjeve, ne mbështesim dy shtetet”. Netanyahu është përgjigjur ashpër.

“Kushdo që na dënon është hipokrit”, theksoi kryeministri izraelit. Gjatë operacionit tokësor, ushtria shpërtheu disa automjete të blinduara me telekomandë, duke shkatërruar shumë ndërtesa. Raportohet për sulme dhe bombardime të fuqishme çdo një orë.


Discover more from Illyran Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Advertisements