Zhvillimet në Rripin e Gazës dhe pranimi i Turqisë në Bashkimin Evropian ishin “molla e sherrit” mes presidentit Tayyip Erdogan dhe kancelarit Friedrich Merz.
Gjatë takimit të tyre këtë të enjte në Pallatin Presidencial në Ankara, Trump dhe Merz u përplasën me njëri-tjetrin lidhur me qëndrimet e tyre sa i përket asaj që po ndodh.
Merz u pyet nga gazetarët pse Gjermania vazhdon të mbështesë Izraelin pas bombardimeve në Gaza, të cilave ai u përgjigj: “Qeveria federale ka mbështetur shtetin e Izraelit që nga themelimi i tij. Ky vend është bërë një strehë për miliona hebrenj. Prandaj, Gjermania do ta mbështesë gjithmonë Izraelin. Kjo nuk do të thotë që ne mbështesim çdo vendim të qeverisë izraelite. Izraeli ushtroi të drejtën e tij për vetëmbrojtje. Një vendim i vetëm mund të kishte parandaluar sakrifica të panevojshme. Hamasi mund të kishte dorëzuar armët. Lufta do të kishte mbaruar menjëherë. Fëmijët në Gaza ishin pengje të Hamasit. Shpresojmë që kjo të mbarojë tani.”
Në atë pikë, Erdogan ndërhyri , i cili me një ton kritik i tha Merz : “Para së gjithash, mbi 60,000 fëmijë, gra dhe të moshuar janë vrarë gjatë këtij procesi. Hamasi nuk ka bomba. Nuk ka armë bërthamore. Por Izraeli i ka të gjitha këto armë. Mbrëmë, goditi posaçërisht Gazën me këto bomba. A nuk e shihni këtë në Gjermani? A nuk e shihni se si duan të imponojnë urinë dhe të vazhdojnë me gjenocidin?”