Autori Berisha njihet për dokumentimin dhe trajtimin sociologjik të fenomeneve dhe ngjarjeve historike në kontekste kulturore. Ai është autor i shumë librave të njohur me peshë shkencore në mendimin sociologjik dhe historiografik, ndër ta ”Vdekja e Kolonisë”, “Rrjetet e Kulturës”, “Media Kultura” etj.
Vlen të theksohet se autori ka shërbyer si profesor i lëndëve të sociologjisë dhe komunikimit masiv në Universitetin e Prishtinës dhe puna e tij shkencore është pasuruar me qasjen e tij në arkiva kredibilë përmes sintetizimit të dokumenteve arkivore me fushën e argumentimit, interpretimit dhe përvojës së tij të bujshme.
Ibrahim Berisha ka lindur në Kosovë. Ka përfunduar studimet universitare në Filozofi dhe Sociologji në Prishtinë, ndërsa studimet pasuniversitare në Zagreb, Kroaci. Berisha është titullar i doktoraturës në sociologjinë e komunikimit. Ka punuar si gazetar dhe redaktor në një numër të gazetave dhe revistave në Kosovë dhe jashtë saj. Ai ka dhënë mësim në Departamentin e Sociologjisë në Universitetin e Prishtinës, Kosovë. Ai ka botuar një numër librash mbi sociologjinë e komunikimit dhe socio-kulturës dhe kërkimeve sociale. Ai gjithashtu ka botuar një numër botimesh të prozës dhe poezisë. Një pjesë e punës së tij është përkthyer në një numër të gjuhëve botërore./EPIQENDRA.COM/ILLYRIANINFO.COM/
Discover more from Illyran Info
Subscribe to get the latest posts sent to your email.