Rënia e numrit të fëmijëve në Britani të Madhe mund të çojë në mbylljen e 800 shkollave fillore deri në vitin 2029, tregon një studim nga Instituti i Politikave të Arsimit (EPI), të cilin e publikoi “The Guardian”, transmeton Anadolu.
Instituti, rënien kombëtare të nxënësve të shkollave fillore shtetërore ia atribuoi kryesisht rënies së nivelit të lindjeve. Ai paralajmëroi se rënia e numrit të nxënësve mund t’i vë shkollat nën presion të rëndë financiar, me shumë këshilla lokale që tashmë po përpiqen të mbajnë operacionet.
Raporti vuri në dukje se faktorët përtej nivelit të lindjeve, të tilla si kostot e larta të strehimit, po formësojnë vendimet familjare se ku të jetojnë dhe ku t’i dërgojnë fëmijët e tyre.
Trendi është më i theksuar në Londër, ku familjet po zhvendosen jashtë kryeqytetit ose po zgjedhin shkolla private, tha raporti. Regjistrimi në shkollat fillore kombëtare arriti kulmin në rreth 4.5 milionë në 2018-2019, por që atëherë ka rënë me gati 2 për qind.
Gjithashtu parashikohet që numri të bie edhe me 4 për qind gjatë pesë viteve të ardhshme, duke përfaqësuar një humbje prej 162 mijë nxënësish, ekuivalenti i 800 shkollave fillore.
Discover more from Illyran Info
Subscribe to get the latest posts sent to your email.