“Britania dhe NATO do përballen më avionët rusë nëse…”

39 Views
2 Min Read
Advertisements

Yvette Cooper, sekretarja e jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, duke folur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në New York, deklaroi këtë të hënë se Britania dhe NATO do të përballen me avionët rusë, nëse do të jetë e nevojshme.

“Nëse duhet të përballemi me avionë që operojnë në hapësirën ajrore të NATO-s pa leje, ne do ta bëjmë”, tha ajo në OKB.

“Në më të mirën e rasteve, këto veprime të fundit janë të rrezikshme dhe të papërgjegjshme. Në më të keqen, ato janë një përpjekje e qëllimshme për të minuar integritetin territorial të vendeve sovrane dhe sigurinë evropiane. Ato rrezikojnë keqkuptimin dhe hapin derën për një përballje të drejtpërdrejtë ushtarake midis NATO-s dhe Rusisë”, u shpreh Cooper.

“Mbretëria e Bashkuar qëndron plotësisht në solidaritet me ju në këtë kohë dhe gjithmonë. Presidentit Putin i them se veprimet tuaja të papërgjegjshme rrezikojnë një përballje të drejtpërdrejtë ushtarake midis NATO-s dhe Rusisë. Aleanca jonë është mbrojtëse, por mos u merrni me iluzione, ne jemi të gatshëm të ndërmarrim çdo hap të nevojshëm për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe territorin e NATO-s. Ne jemi vigjilentë. Ne jemi të vendosur”, theksoi ajo.

Kujtojmë se, si një nga pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Rusia ka të drejtën e vetos për çdo projekt-rezolutë, që do të thotë se ministrat e jashtëm si Cooper mund të bëjnë vetëm që të dënojnë veprimet e Moskës përmes këtij organi, pa mundësi të imponojnë masa konkrete. /tvklan.al/


Discover more from Illyran Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Advertisements