Caktohet seanca ndaj Faruk Mujkës dhe Hysen Muzliukajn të VV’së, akuzohen për korrupsion

13 Views
2 Min Read
Advertisements

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, ka caktuar për 8 tetor seancën e shqyrtimit fillestar ndaj Faruk Mujkës dhe Hysen Muzliukajt, lidhur me akuzat për korrupsion të ngritura nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

Një gjë e tillë është bërë e ditur nga udhëheqësja e Zyrës për Informim dhe Media të kësaj gjykate, Milinda Gashi.

“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se seanca e shqyrtimit fillestar në çështjen penale ndaj të pandehurve F.M. dhe H.M. është caktuar të mbahet më 08.10.2025, në ora 09:30”, thuhet në përgjigjen e gjykatës.

Në këtë seancë, Mujka dhe Muzliukaj pritet të deklarohen lidhur me fajësinë.

Sipas aktakuzës së siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, Mujka, në cilësinë e nënkryetarit të Komunës së Mitrovicës, dhe Muzliukaj, në cilësinë e drejtorit për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, lidhur me rastin e këmbimit të pronës së ish-Bankosit me pronë private. Ndërkaq, Mujka akuzohet edhe për mosraportim apo raportim të rremë të pasurisë, me arsyetimin se, në cilësinë e kryeshefit ekzekutiv të Ibër-Lepencit, nuk kishte deklaruar shumën prej 60 mijë e 50 euro që iu sekuestruan në shtëpi.

“Betimi për Drejtësi” ka raportuar edhe mbi deklaratën e Mujkës dhënë para policisë, lidhur me akuzat për korrupsion.


Discover more from Illyran Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Advertisements