Legjenda e futbollit shqiptar, Lorik Cana, ka zbuluar një detaj interesant rreth karrierës së Edon Zhegrovës.
I ftuar në emisionin “Tring Sport”, Cana tha se kishte lobuar që talenti shqiptar të transferohej te Marseille, si dhe kishte bashkëpunuar me kryeministrin Edi Rama për marrjen e nënshtetësisë shqiptare.
“Lobova për kalimin e tij te Marseille. Me kryeministrin, Edi Rama, punuam fort që të merrte nënshtetësinë shqiptare”, u shpreh Cana, transmeton Klankosova.tv.
Ndërkohë, Zhegrova shkroi histori mbrëmë, duke debutuar me Juventusin në UEFA Champions League.
Discover more from Illyran Info
Subscribe to get the latest posts sent to your email.