Çfarë ndodhi? Dorëhiqen dy ministra, ja arsyeja

Illyrian
1 Min Read

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Slloveninë mbrëmjen e kaluar, pasi një 48-vjeçar u rrah për vdekje dhe një djalë shqiptar mbeti rëndë i plagosur në qytetin Novo Mesto, në juglindje të vendit.

Reklama

Sipas mediave lokale, autori kryesor i dyshuar është një 20-vjeçar nga komuniteti Rom, i cili më parë kishte sulmuar shqiptarin e ri përpara se të godiste fatalisht 48-vjeçarin slloven pranë një restoranti. Viktima ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marra, ndërsa shqiptari ndodhet në gjendje të rëndë.

Reklama

Ngjarja ka shkaktuar valë zemërimi dhe ka rritur tensionet raciale në vend, me qytetarë që akuzojnë komunitetin Rom për nivelin e lartë të krimeve, grabitjeve dhe dhunës në zonë.

Reklama

Si pasojë e tronditjes që përfshiu opinionin publik, Ministri i Brendshëm Bostjan Poklukar dhe Ministrja e Drejtësisë Andreja Katic kanë dhënë dorëheqjen, të cilat u pranuan nga kryeministri Robert Golob.

Në disa qytete sllovene janë mbajtur protesta paqësore në shenjë solidariteti me viktimat dhe kundër dhunës që ka përfshirë komunitetin.

Lini një koment

Please Login to Comment.