Çitaku: S’ka asnjë lloj presioni nga ndërkombëtarët për koalicion me VV-në

Illyrian
2 Views
1 Min Read

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka mohuar çdo presion ndërkombëtar mbi partinë e saj për të hyrë në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

- Advertisement -

“Po ju siguroj që me ata ndërkombëtarë me të cilët flas unë, Memli Krasniqi si kryetar i partisë, Bedri Hamza dhe të tjerët në PDK, nuk ka asnjë lloj presioni për të hyrë në koalicion me Vetëvendosjen. Asnjë”, ka deklaruar Çitaku.

- Advertisement -

Ajo në Debat Plus, ka theksuar se partnerët ndërkombëtarë kërkojnë një parti të qëndrueshme dhe të parashikueshme me të cilën mund të bashkëpunojnë.

- Advertisement -

“Me Vetëvendosjen, raportet me vendet mike kanë stagnuar, madje në disa raste janë cenuar rrezikshëm, qoftë me SHBA-në, me BE-në apo me NATO-n”, ka shtuar Çitaku.

Ndryshe, PDK-ja ka bërë të qartë se nuk do të jetë pjesë e një bashkëqeverisjeje me Vetëvendosjen.


Discover more from Illyrian Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply