Shkruan: Milazim KRASNIQI, profesor universitar dhe analist
Mërgimtarët tanë e kanë ndihmuar shumë Kosovën në vitet e okupimit. Në vitet e lirisë janë lidhë me Kosovën edhe më shumë. Mijëra prej tyre kanë blerë këtu banesa, kanë ndërtuar shtëpi, vijnë masivisht në pushime.
Interesimi i tyre për zgjedhjet në Kosovë është i natyrshëm. Çka nuk u konvenon atyre në këto zgjedhje?
Nuk u konvenon qeveri që është në konflikt me BE, sepse konflikti mund t’ua dëmtojë edhe pozitën atje. Nuk u konvenon qeveri që shkakton konflikte në shoqëri, me arsimtarët, me sindikatat, me opozitën, me komunitetet.
Çka u konvenon atyre? Atyre u konvenon një Kosovë që zhvillohet, që afrohet më Bashkimin Europian, sepse ashtu edhe pronave të tyre këtu u rritet vlera. U konvenon një Kosovë që zgjidhë problemet edhe me Serbinë, ashtu që ata të udhëtojnë pa frikë e pa rrezik. Pra edhe mërgimtarëve u konvenon një Kosovë që arrin standarde europiane, e jo një Kosovë që prodhon konflikte, siç po prodhon qeveria e tashme e Kurtit.
Por nuk e di a ua ka shpjeguar mirë ndokush këtë realitet, meqë ata duke qenë larg Kosovës, shumë gjera nuk arrijnë t’i kuptojnë drejt
Discover more from Illyrian Info
Subscribe to get the latest posts sent to your email.