James Rubin, ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, është pyetur sërish për raportet e ish presidentit të SHBA-së, Bill Clinton me Hashim Thaçin dhe se si konsiderohej ky i fundit nga Amerika.
Ai e zbuloi se Clinton e kishte përgëzuar Thaçin për veprimet dhe udhëheqjen e tij, sepse ish kreu i UÇK-së e kishte mbajtur fjalën.
Gjykatësi: “Në çfarë cilësie fliste Clinton me zotin Thaçi?”
Rubin: “Si udhëheqës …”
Gjykatësi: “Presidenti Clinton, në fund të telefonatës, thoshte që ia adhuronte udhëheqjen e zotit Thaçi”
Rubin: “Po, kjo ishte diçka që Presidenti Clinton e thoshte.. ne menduam që Hashim Thaçi, si civil, i veshur civil, ndonëse ishte pjesë e UÇK-së, ne menduam që ishte lider, të cilit iu kërkua të nënshkruante marrëveshjen dhe presidenti Clinton e përgëzoi për udhëheqjen e tij, sepse ai e mbajti fjalën si duhej ta mbante një udhëheqës.”
Seanca do të vazhdojë edhe nesër, kur kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III, do të ketë mund ta marrë në pyetje Rubinin.
Discover more from Illyran Info
Subscribe to get the latest posts sent to your email.