Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se do ta respektojnë çfarëdo që të jetë vendimi i gjykatës por sipas saj, në mungesë të një nënkryetari Kuvendi nuk është konstituuar.
Ajo ka thënë se vendimi duhet të jetë i qartë.
“Ne jemi në pritje të shohim cilido të jetë vendimi . Mendoj dhe besoj se do të jetë vendim i qartë që do të ketë qartësi dhe saktësi sesi duhet të veprohet dhe çka duhet të bëhet pasi që vendimi i parë i ardhura nga gjykata ka qenë i qartë në fakt por kanë lënë dykuptimësi dhe i ka dhënë mundësi LV-së që të mos respektojnë vendimin. Njëjtë ka ndodh edhe me vendimin e dytë edhe pse ka qenë tepër më i qartë dhe ka treguar që Dehari ka shkelur Kushtetutën e Kosovës. Ne çdo herë i kemi respektuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe do ta respektojmë edhe këtë vendim çfarë do që të jetë ai. Ne s’mund të prejudikojmë në vendimin e gjykatës ajo do të vendos nëse është konstituuar apo jo Kuvendi. Mendoj se meqë nuk janë zgjedhur të gjithë nënkryetarët e kuvendit atëherë nuk ka konstituim”, ka thënë Kadrijaj për “RTV21”.
Discover more from Illyran Info
Subscribe to get the latest posts sent to your email.