
Emisari presidencial për misione të veçanta në botë, Richard Grenell, ka thënë sot se administrata Trump kërkon të punojë me partnerë të besueshëm, por Qeveria Kurti nuk është e tillë.
Grenell tha se administrata Trump do të punojë për paqe në Ballkan, por për këtë gjë i duhen partnerë të besueshëm.
“Por ne kemi nevojë për partnerë të besueshëm”, tha emisari Grenell.
“Qeveria Kurti nuk ishte e besueshme gjatë mandatit të parë të Trump, as gjatë mandatit të Biden. Si republikanët ashtu edhe demokratët e kanë kritikuar vazhdimisht Kurtin për ndërmarrjen e veprimeve të njëanshme që destabilizojnë rajonin. Po ashtu edhe BE-ja dhe NATO-ja. Bashkësia ndërkombëtare është e bashkuar kundër Kurtit”, shkroi Grenell.