Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, po përfundon mandatin e tij pas pesë vitesh shërbim në vendin tonë.
Ai publikoi një video lamtumire ku shprehu emocione për kohën e kaluar në Kosovë dhe lidhjen e veçantë me njerëzit dhe natyrën e vendit.
“Pas pesë vitesh këtu, duhet të them lamtumirë dhe do të më mungojë Kosova. Jo vetëm moti, por edhe mirësjellja e njerëzve, ecjet në male. E dini, kur shikoj majtas nga Parku i Gërmisë, ku shpesh përdor biçikletën time malore, këto gjëra do të më mungojnë para se të kthehem në Berlin. Kam pasë një kohë të mrekullueshme këtu,” tha Rohde.
Gjatë mandatit të tij, ambasadori shënoi arritje të rëndësishme, si liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës në vitin 2024, ndërsa theksoi edhe sfidat që mbeten, si anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Europës. Ai u shpreh optimist për vazhdimin e lidhjeve mes dy vendeve dhe kërkoi që miqësia dhe bashkëpunimi të vijojnë edhe me pasardhësin e tij, Rainer Rudolph.
Rohde, i njohur për dashurinë e tij për futbollin, simbolikisht ia kaloi “topin” pasardhësit të tij, duke treguar se bashkëpunimi dhe miqësia do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.
Discover more from Illyran Info
Subscribe to get the latest posts sent to your email.