Donnarumma thotë se Guardiola do ta ndihmojë të përmirësohet me këmbët

46 Views
2 Min Read
Advertisements

Portieri Gianluigi Donnarumma ka thënë se beson që trajneri Pep Guardiola do ta ndihmojë të përmirësojë aftësitë e tij në lojën me top dhe se Manchester City ishte i interesuar ta nënshkruante atë para verës.

Italiani u pyet poashtu nëse kritikat për aftësitë e tij në lojën me top ishin të drejta.

“Gjithmonë përpiqem të përmirësohem dhe jam me një trajner që është më i miri në këto situata – ai do të më ndihmojë dhe mund të bëjmë shumë së bashku”, tha Donnarumma.

“Duhet të nuhasësh rrezikun dhe të lexosh momente të caktuara në një ndeshje: ka momente ku mund të luash dhe momente ku është më mirë ta godasësh gjatë, veçanërisht nëse ke një situatë të vështirë në një finale”, vijoi ai.

Donnarumma u pyet nëse skuadra e Guardiolës do të luante në të njëjtën mënyrë me të si portier.

“Patjetër. Përgatitja për çdo ndeshje është e ndryshme, çdo skuadër ka një mënyrë për t’u mbrojtur dhe sulmuar, kështu që ai do të na përgatisë në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha ai.

Donnarumma u bashkua nga Paris Saint-Germain për rreth 35 milionë euro në ditën e fundit të afatit të transferimeve.  /Klankosova.tv/


Discover more from Illyran Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Advertisements