Drejtori i Përgjithshëm i SHKK-së takon Presidentin e CPT-së

12 Views
1 Min Read
Advertisements

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, z. Ismail Dibrani, gjatë qëndrimit në Krakov të Polonisë ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me Presidentin e (Komitetit Evropian për Parandalimin e Torturës dhe Trajtimit ose Ndëshkimit Çnjerëzor) (CPT), z. Alan Mitchell.

Në këtë takim, z. Dibrani ka prezantuar arritjet e deritashme të Shërbimit Korrektues të Kosovës, duke theksuar angazhimin e institucionit për respektimin e standardeve evropiane në trajtimin e të dënuarve dhe të paraburgosurve.

Ai gjithashtu e ka ftuar z. Mitchell për një vizitë zyrtare në Kosovë, me qëllim që të njihet nga afër me punën dhe progresin e bërë në sistemin korrektues të vendit tonë. /Illyrianinfo.com/


Discover more from Illyran Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Advertisements
TAGGED: