Diplomati britanik, John Stewart Duncan po vazhdon dëshminë në Gjykatën Speciale në mbrojtje të Hashim Thaçit dhe ish-krerëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai tha se nuk ka parë diçka që bënte të ditur ekzistencën e ndonjë shtabi të përgjithshëm të ushtrisë guerile të Kosovës më 1999.
“Në kohën që kam qenë atje nuk kam pasur asnjë dëshmi që të ekzistojë një Shtab i Përgjithshëm sipas kuptimësisë nga pikëpamja ushtarake”, tha ai.
Duncan tha se kishte dëgjuar të përmendet “shtabi i përgjithshëm”, por “në deklarata politike kryesisht”.
Ai përmendi se sipas aktakuzës, ky organ pretendohet se ka ekzistuar që prej viteve ’90.
Discover more from Illyran Info
Subscribe to get the latest posts sent to your email.