Dy ditë para zgjedhjeve – fillojnë përleshjet fizike mes rivalëve politik në Maqedoni!

Illyrian
1 Min Read

Më datë 16.10.2025 në orën 11:40 të paradites në SPV të Kumanovës, A.K. (32) dhe I.S. (33), të dy nga Kumanova, kanë raportuar se në lagjen Sredorek në Kumanovë, ndërsa po shpërndanin material zgjedhor për një parti, personag S.S. dhe R.Sh. nga një parti tjetër politike janë sjellë në mënyrë agresive ndaj tyre dhe kanë bërë kërcënime. Siç transmeton portali Lideri.mk, më pas R.Sh. i ka sulmuar edhe fizikisht.

Reklama

“Po merren masa për sqarimin e rastit dhe, në koordinim me prokurorin publik, kundër tyre do të ngrihen akuza përkatëse”, deklaruan nga policia e Kumanovës për Lideri.mk.

Reklama
Lini një koment

Please Login to Comment.