Dy të lënduar nga shpërthimi i bombolës së gazit në një lokal në Prishtinë

Illyrian
3 Views
1 Min Read

Dy persona janë lënduar si pasojë e një shpërthimi të një bombole gazi në një lokal në rrugën “Mark Sopi” në Prishtinë.

- Advertisement -

Flora Ahmeti, zëdhënëse për media në Policinë e Kosovës në Prishtinë, ka thënë se shpërthimi thuhet se ka ndodhur rreth orës 23:00.

- Advertisement -

“Zyrtarët policor kanë reaguar menjëherë pasi ndodheshin në afërsi të vendit të ngjarjes. Bazuar në informacionet e para dyshohet që shpërthimi ka ardhur nga një bombolë gazi”.

- Advertisement -

“Deri tani bëhet e ditur se dy persona kanë pësuar lëndime. Policia është në vendngjarje dhe po merret me trajtimin e rrethanave të ngjarjes”, ka thënë Ahmeti.


Discover more from Illyrian Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply