Dy vjet pas sulmit në Banjskë, ambasada britanike kërkon që Radoiçiq të dalë para drejtësisë

11 Views
1 Min Read
Advertisements

Sot shënohet dyvjetori i sulmit terrorist në Banjskë, ku më 24 shtator 2023 mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Dy vjet pas sulmit terrorist, ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë, ka reaguar duke shkruar se sot shënohet përvjetori i dytë i sulmit të tmerrshëm në Banjskë.Në një deklaratë publike, ambasada britanike thekson se kjo ditë është një kujtesë e dhimbshme për jetën e humbur dhe një thirrje për drejtësi.“Ne vazhdojmë të mbajmë zi për humbjen e zyrtarit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, gjatë sulmit,” thuhet në reagimin e ambasadës.


Discover more from Illyran Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Advertisements